BE masa kundër SHBA, Von der Leyen: Më shumë investime për tranzicionin energjetik

17 Janar 2023 | 18:28

Nuk është sekret që liderët evropianë janë të shqetësuar se Akti për Uljen e Inflacionit, një skemë masive subvencionesh të administratës amerikane, do të vërë në rrezik investimet në Evropë duke i devijuar ato në anën tjetër të Atlantikut.

Duke folur në Forumin Ekonomik të Davosit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi marrjen e kundërmasave në kuadër të përgatitjeve për Aktin e Industrisë së Zero Emetimeve, që do të thjeshtojë dhe lejojë ngritjen e infrastrukturës për energjinë e pastër. Ajo bëri gjithashtu të qartë se nevojitet një instrument i përbashkët financiar.

“Për të shmangur efektin përçarës ndaj tregut të përbashkët dhe për të mbështetur tranzicionin drejt teknologjisë së pastër në të gjithë Unionin, ne duhet të shtojmë financimet. Në një plan afatmesëm, ne do përgatisim Fondin Evropian të Sovranitetit, si pjesë e rishikimit afatmesëm të buxhetit tonë më vonë gjatë vitit”,  tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Sidoqoftë, pyetja thelbësore është se si të balancohen të ardhurat e BE-së dhe ndihmat për shtetet, rregullat e të cilave janë lehtësuar në kuadër të Kornizës së Përkohshme të Krizës. 6 vende, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Holanda, Polonia dhe Suedia, po i kërkojnë Komisionit të tregohet më i kujdesshëm për këtë çështje, pasi ndihmat shtetërore mund të çojnë drejt një “gare subvencionesh” dhe në përçarjen e tregut të brendshëm.

“Vetëm ndihma e shtetit s’mund të ndihmojë të gjitha vendet, por vetëm disa prej tyre, si për shembull Gjermaninë ose Francën që kanë më shumë hapësirë. Ndaj ne mendojmë se tani është e nevojshme një Fond i ri Rikuperimi”,  u shpreh Tiziana Beghin, euro-deputete nga Lëvizja 5 Yjet.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë më shumë hapësirë fiskale se të tjerët dhe mund të përballojnë një subvencionim të sektorit të tyre industrial. Për shembull, Gjermania dhe Franca përbëjnë 77% të 672 miliardëve të ndihmës shtetërore të aprovuar në bazë të Kornizës së Krizës së Përkohshme. Ndaj nuk është çudi të kërkojnë më shumë të ardhura.

“Hidrogjeni, bateritë elektrike, panelet diellore dhe gjysmë përçuesit duhet të përfshihen në një listë projektesh industriale strategjike, për të cilët ndihma shtetërore duhet të jetë më e madhe. Si nga subvencionet, ashtu dhe nga kreditimi i taksave”, tha Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë, Francë.

Komisioni mund të prezantojë propozime konkrete nga fundi i muajit, për ta çuar diskutimin në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian që mbahet në shkurt. Koha nuk pret.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), raportoi Sky Sport Italia të hënën....
20:13 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026