Facebook do të ndalojë reklamat që dekurajojnë vaksinimin

14 Tetor 2020 | 14:23

Facebook ka deklaruar së fundmi se do të ndalojë sponsorizimet e postimeve me informacione të rreme rreth vaksinave në platformën e saj sociale, megjithatë reklamat që propagandojnë qëndrimet kundër politikave të vaksinimit të detyrueshëm do të vijojnë të lejohen.

Gjigandi i rrjeteve sociale ka deklaruar se përveç ndalimit të sponsorizimeve dezinformuese, do të ndërmarrë një fushatë informimi për të ndërgjegjësuar qytetarët që të kryejnë vaksinat kundër gripit dhe në të ardhmen, vaksinat kundër COVID-19.

Përgjithësisht në rrjetet sociale çdokush mund të reklamojë diçka, nga një produkt, deri te një mendim të shprehur me një postim të thjeshtë, tekst, foto apo video. Kjo bëhet përmes një pagese të thjeshtë, që në gjuhën e Facebook quhet “Boost post” ose thjeshtë sponsorizim.

Tashmë në këtë proces Facebook do të kërkojë më parë aprovim për të shqyrtuar përmbajtjen dhe gjykuar nëse ka apo jo përmbajtje dezinformuese rreth vaksinave dhe më pas postimi, nëse ka të bëjë me vaksinat dhe është informacion i saktë, do të kategorizohet gjithsesi si reklamë politike dhe do të theksohet se kush e sponsorizon atë.

Politika e re e vendosur nga Facebook, sidoqoftë nuk ndalon postimet e pa-sponsorizuara dhe personale të përdoruesve të platformës. Çka do të thotë se grupimet që dekurajojnë vaksinimin mund të vijojnë ta bëjnë këtë gjë, por pa pasur mundësinë e sponsorizimit.

Në vitin 2019 Facebook deklaroi se nuk do të ndiqte politikë censuruese ndaj grupeve që përhapnin informacione të rreme kundrejt vaksinës, por që do t’u kufizonte atyre hapësirat e shfaqjes në rrjet.

Prej nisjes së pandemisë, grupe të shumta në rrjetet sociale nisën një valë postimesh të cilat kanë nxitur qëndrimin kundër vaksinimit.

Në shumë shtete të botës aplikohet politikë e gjithanshme dhe e detyrueshme vaksinimi kur bëhet fjalë për infeksione të rrezikshme.

Në SHBA ndërkohë e shohin këtë lëvizje të Facebook si pararojë e fushatës elektorale që po ndodh aktualisht për presidencialet.

Vendimi vjen një ditë pasi Shefi i Përgjithshëm i Facebook-ut, Mark Zuckerberg deklaroi se do të ndalonte të gjitha postimet që do të kenë përmbajtje mohuese apo keqinformuese ndaj holokaustit.

 

Lexoni gjithashtu:

Masa e re e Facebook, ndalon të gjitha publikimet që mohojnë apo shtrembërojnë Holokaustin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026