Në kërkim për plagosjen e shefit të policisë, i ati apel të birit: Dorëzohu
Në kërkim që prej së tri ditësh për plagosjen e shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, ende nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçari që policia akuzon si autor të ngjarjes. Për Ilir Hasanajn, ende nuk ka asnjë informacion as familjarë e tij.
Babai i tij, Arben Hasanaj, është kthyer nga emigracioni për të marrë pjesë në kërkimet për të birin dhe për të sqaruar ngjarjen, ku ngelën të plagosur shefi i policisë bashkiake Mentor Hasanaj dhe babai i tij Xhelal Hasanaj.
“Nuk kam asnjë dijeni ku është djali im, por do të bëhem polic dhe do të kërkoj bashkë me shtetin, që ai të dorëzohet” është shprehur Arben Hasanaj.
“I bëj thirrje djalit tim, që të dorëzohet një orë e më parë. Unë si prind do ta përkrah dhe mbështes fëmijën tim, pavarësisht kësaj fatkeqësie që ka ndodhur. Kam biseduar me të në telefon dy ditë para se të ndodhte ngjarja. Që të dali e vërteta, dua që fillimisht të gjej djalin”, shtoi ai.
Ngjarja me dy viktima u shënua më 12 tetor, ndërkohë që Mentor Hasanaj, ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, bashkë me të atin dhe bashkëshorten e tij. Nga breshëria e derdhur nga një motor që u afruar në lëvizje e sipër, ngelën të plagosur babë e bir. Si autor të ngjarjes, policia shpalli në kërkim Ilir Hasanaj, prej të cilit ende nuk ka asnjë gjurmë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta