Zelensky thotë se Ukraina do të rimarrë Krimenë

19 Janar 2023 | 11:06

Ukraina do të rimarrë Krimenë pasi është “toka jonë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa iu drejtua sesionit “Mëngjesi i Ukrainës” në Davos të enjten.

“Nuk është një qëllim, është toka jonë. Krimea është deti dhe malet tona. Na jepni armët tuaja dhe ne do të rifitojmë atë që është e jona,” tha Zelensky kur u pyet nga paneli nëse ai synon të rimarrë Krimenë.

“Hendeku midis vendeve tona është i madh. Nuk është artificial. Është gërmuar nga Putin. Ai qëndron me këtë lopatë dhe do të mbetet me këtë lopatë në histori,” tha Zelensky.

I pyetur për mundësinë e negociatave të paqes, Zelensky tha: Bisedimet për paqen nuk janë paqe. Palët duhet ta kuptojnë atë. Për tre vitet e fundit që kur u bëra president ne bëmë gjithçka që mundëm për të çliruar tokën tonë përmes diplomacisë”- shtoi ndër të tjera ai.

“Unë nuk e kuptoj me kë të flas. Nuk e kuptoj fare nëse Putini është gjallë, nëse ai merr vendime, apo kush po merr vendime,” tha Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026