Kërcënohet studentja në RMV: Nuk duan që të hap bibliotekën me libra shqip
Studentja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Emira Selimi ka ndërmarrë një nismë të veçantë, ku kërkon mbështetje që të hapë bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Selimi u shpreh se në lidhje me këtë iniciativë, ka marrë mesazhe kërcënuese.
Selimi nënvizoi se mesazhi kërcënues i ka ardhur nga një maqedonas, ku i thoshte se është një terroriste dhe nuk do paqe.
“Në mesazhin tim vjen një kërcënim nga një person që emrin nuk dua t’ia përmend. Unë dje jam kontaktuar edhe nga ambasada amerikane. Më thotë, ti je një fashiste, ti je një terroriste, që dëshiron ta destabilizon vendin, nuk kërkon paqe, por thua gjëra të tilla. Atë mesazhin e dërgova në një media në Shqipëri dhe më pas gazetarja e publikoi, por pa e treguar emrin e asaj personi.
Unë nuk i marr fare seriozisht, e kam parasysh se çfarë më pret. Ne që jetojmë në RMV, e dimë që pika e dobët e maqedonsave është qyteti i Manastirit. Të gjithë kanë frikë nga e vërteta dhe e vërteta flet shumë mirë, se kujt i përket ai qytet. Ata me vite të tëra kanë tentuar që ta asimilojnë duke për propaganda të ndryshme. Është një maqedonas që studion në fakultet gjuhën shqipe”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë