Armiqtë e Britanisë, shefi i shërbimit sekret: Rreziku nga Rusia dhe Kina
Shefi i ri i shërbimit sekret të Brendshëm britanik deklaroi të mërkurën se Mbretëria e Bashkuar në ditët e sotme përballet me kërcënime që vijnë nga Rusia dhe Kina.
Në deklaratën e tij të parë që nga emërimi në krye të shërbimit të sigurisë, Ken McCallum deklaroi se agjentët britanikë të spiunazhit po përpiqen të mbrojnë vendin nga sulme të ndryshme dhe komplekse që vijnë nga fuqi armike, që synojnë sipas tij të sabotojnë gjithçka, nga demokracia e deri tek kërkimet shkencore.
“Nëse pyetja që shtrohet është se cili shërbim sekret i huaj përbën kërcënimin më të madh për Britaninë, atëherë përgjigja është Rusia. Nëse nga ana tjetër pyetja është secili shtet do t’i japë formë botës sonë përgjatë dekadës së ardhshme, duke sjellë sfida të mëdha për vendin, atëherë përgjigja është Kina. Rusinë mund ta shohim si një vetëtimë në mot të keq, ndërsa Kinën si një faktor që po ndryshon klimën,” – u shpreh Ken McCallum, shefi i shërbimit sekret britanik MI5.
McCallum, që u caktua në këtë detyrë në muajin mars, kur vendi ishte në bllokadë, tha gjithashtu se spiunazhi britanik po përpiqet të mbrojë kërkimet për vaksinën kundër COVID-19 nga fuqi armike, të cilat përpiqen të vjedhin të dhënat apo të sabotojnë kërkimet në kuadër të garës globale për t’u pajisur me vaksinë.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër