Zgjedhjet presidenciale në SHBA, pas anulimit të debatit dy kandidatët ”duel” në televizione të ndryshme
Pandemia COVID-19 dhe mënyra sesi administrata Trump po menaxhon situatën është edhe një nga çështjet kryesore të fushatës presidenciale.
Në takimin e radhës në Ajoua, Presidenti Trump nuk u ndal vetëm tek akuzat ndaj rivalit demokrat, por edhe tek djali i tij Barron i cili po ashtu kishte kaluar COVID-19. Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbron idenë se shkollat duhet të hapen ç’ka kundërshtohet nga komuniteti i mësuesve.
“Barron Trump e dini ishte me corona, me virusin kinez. Ai kishte virusin kinez për pak kohë. Mendoje se ai as nuk e kishte idenë se ishte infektuar, sepse ata janë të rinj dhe kanë imunitet të fortë. Tani është negativ, por ndodh. Njerëzit infektohen dhe më pas virusi ikën Ktheni fëmijët në shkolla”, është shprehur presidenti amerikan.
E kur na ndajnë 3 javë nga zgjedhjet presidenciale rivali i tij demokrat po ashtu vijon fushatën. Në një dalje të fundit Joe Biden u shpreh se nëse zgjidhej president do të shfuqizonte vendimi e Trump për ndalimin e udhëtimit që synonte vendet me shumicë Myslimane.
“Administrata ime do të duket si Amerika. Amerikanët myslimanë që shërbejnë në çdo nivel. Në ditën e parë unë do t’i jap fund ndalimit jo-kushtetues të myslimanëve nga Trump”, ka thënë Joe Biden, kandidati demokrat për president.
Sot do të duhej të zhvillohej debati i dyte presidencial, por ky debat do të zëvendësohet nga një duel televiziv që do të zhvillohet në distancë.
Trump do të jetë në Majemi në televizionin NBC ndërsa Biden në Filadelfia në ABC. Sipas sondazheve të deritanishme Joe Biden është në epërsi me pak pikë përqindje ndaj Trump i cili është në kërkim të një mandati të dytë.
Lexoni gjithashtu:
‘Ndihem i fuqishëm dhe do t’ju puth të gjithëve’, Trump i rikthehet fushatës pak pasi kaloi COVID-19
Mjeku i presidentit Trump: Jo më rrezik transmetimi
Trump gati t’i rikthehet fushatës dhe tubimeve elektorale
Debati i dytë presidencial në SHBA, Trump refuzon pjesëmarrjen në takimin virtual
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin