Armiqtë e Britanisë, shefi i shërbimit sekret: Rreziku nga Rusia dhe Kina

15 Tetor 2020 | 05:27

Shefi i ri i shërbimit sekret të Brendshëm britanik deklaroi të mërkurën se Mbretëria e Bashkuar në ditët e sotme përballet me kërcënime që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Në deklaratën e tij të parë që nga emërimi në krye të shërbimit të sigurisë, Ken McCallum deklaroi se agjentët britanikë të spiunazhit po përpiqen të mbrojnë vendin nga sulme të ndryshme dhe komplekse që vijnë nga fuqi armike, që synojnë sipas tij të sabotojnë gjithçka, nga demokracia e deri tek kërkimet shkencore.

“Nëse pyetja që shtrohet është se cili shërbim sekret i huaj përbën kërcënimin më të madh për Britaninë, atëherë përgjigja është Rusia. Nëse nga ana tjetër pyetja është se cili shtet do t’i japë formë botës sonë përgjatë dekadës së ardhshme, duke sjellë sfida të mëdha për vendin, atëherë përgjigja është Kina. Rusinë mund ta shohim si një vetëtimë në mot të keq, ndërsa Kinën si një faktor që po ndryshon klimën”, është shprehur shefi i shërbimit sekret britanik MI5, Ken McCallum.

McCallum, që u caktua në këtë detyrë në muajin mars, kur vendi ishte në bllokadë, tha gjithashtu se spiunazhi britanik po përpiqet të mbrojë kërkimet për vaksinën kundër COVID-19 nga fuqi armike, të cilat përpiqen të vjedhin të dhënat apo të sabotojnë kërkimet në kuadër të garës globale për t’u pajisur me vaksinë.

 

Lexoni gjithashtu:

Koreja Veriut shfaq raketat balistike, Kim kërkon ndjesë për gjendjen e mjerueshme të ekonomisë

OBSH kundër imunitetit të tufës, Ghebreyesus: Kjo teori vlen për vaksinimin, jo për ekspozim ndaj virusit

Johnson & Johnson ndërpret testimet e vaksinës, një vullnetar shfaq sëmundje të pashpjegueshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026