Qyteti francez i kërkon Madonës t’i japë “borxh” një pikturë

19 Janar 2023 | 16:02

Kryebashkiaku i Amiens, një qytet në Francën veriore, e pyeti këngëtaren Madonna nëse ajo mund t’i huazonte qytetit një pikturë të Jerome Martin Langlois.

“Dëshiroj që ju të na huazoni pikturën tuaj me këtë rast në mënyrë që vendasit të mund ta rizbulojnë këtë vepër dhe ta shijojnë atë”, tha kryebashkiaku Brigitte Fouret në një video të postuar në Facebook, duke shtuar se ekspozimi i kësaj vepre do të ndihmonte ofertën e qytetit për t’u bërë kryeqyteti evropian, kultura në vitin 2028.

Vepra artistike ‘Diana dhe Endymion’ nga Jerome Martin Langlois u porosit nga mbreti Louis XVIII i Francës dhe u ekspozua që nga viti 1878, por u zhduk gjatë Luftës së Parë Botërore, raporton BBC.

Gazeta franceze Le Figaro njoftoi se kjo pikturë ose identike, u ble nga Madonna në një ankand në Nju Jork në vitin 1989 për një milion dollarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026