Luftimet në Nagorno-Karabakh, Presidenti azer Aliyev: Nuk kemi përdorur avionet turke F-16
Rajoni Nagorno Karabakh është kthyer tashmë në një fushë beteje të ashpër, pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.
Të dyja shtetet akuzojnë njëra-tjetrën dhe mohojnë rinisjen e sulmeve që kanë shkaktuar me qindra të vrarë e të plagosur.
Azerbajxhani po bën presion për aleatin e ngushtë Turqinë që të përfshihet në çdo bisedim në të ardhmen, por hedh poshtë pretendimet që Ankaraja është përfshirë në mënyrë aktive në konflikt. Armenia nga ana tjetër shprehet se do të luftojë deri në fund, duke pasur pak besim në negociata.
“Avionët turq F-16 janë këtu. Ata erdhën gjatë stërvitjes dhe pasi mbaruan mbetën këtu. Por ata janë në tokë nuk janë në ajër. Asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë në këtë luftë”, është shprehur presidenti i Azerbajxhanit Ilhan Aliyev.
“Me kalimin e viteve procesi negociatave mbi çështjen e Karabak ka ardhur në një pikë ku Azerbajxhani paraqet një kërkesë para popullit armen, para popullit të Karabakut, të heqë dorë nga të drejtat e tij,” tha kryeministri armen Nikol Pashinyan.
Mbështetësit nga të dy palët që jetojnë në kryeqytete jashtë vendit kanë mbajtur tubime për të shprehur shqetësimet e tyre.
Demonstruesit pro-armenë në Paris ishin të fundit që mbajtën një protestë. Shpërthimi i fundit i luftimeve, shënon përshkallëzimin më të madh të konfliktit që vijon prej dekadash. Përplasja ka nxitur thirrjet ndërkombëtare që të dyja palët të respektojnë armëpushimin.
Lexoni gjithashtu:
Azerbajxhani e Armenia shkelin armëpushimin, Papa Françesku thirrje për paqe
Vazhdojnë përplasjet ushtarake Azerbajxhan-Armeni
Erdogan: Rajoni do të gjejë paqe kur Armenia të tërhiqet nga territoret e Azerbajxhanit
Situata në Nagorno-Karabakh, përplasje mes Turqisë dhe Francës
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera