Solidariteti i artistëve, shesin në ankand veglat muzikore për të ndihmuar të papunët nga pandemia

16 Tetor 2020 | 09:12

Mbyllja e bareve dhe pezullimi i aktiviteteve artistike për shkak të pandemisë po ndikon edhe tek industria e argëtimit.

Për të ndihmuar mijëra të punësuar në këtë sektor disa artistë janë bërë bashkë dhe kanë vendosur në ankand disa nga instrumentet e tyre të përdora gjatë performancave të ndryshme. Më shumë se 144 mije dollarë mund të jetë fondi që ata mund të sigurojnë nga kjo nismë.

Taylor Swift, Bradly Cooper apo  Keith Urban kanë dhuruar kitarat e tyre për të ndihmuar të gjithë ata punonjës të industrisë së muzikës country, të cilët janë të prekur nga pandemia

Taylor Swift dhuroi kitarën e zezë Gibson me të cilën debutoi këngën e saj të re Betty. Së bashku me nëntë zgjedhjet e personalizuara të këngëtares. Shtëpiaa e Akandit Chirstie” bëri me dije se mund të sigurojë 25,000 – 40,000 dollarë.

Edhe kitara elektrike e Bradly Cooper të cilën e përdori në filmin A star is Born është në ankand dhe vlera e saj mund të arrijë shifrën 2,000 – 4,000 dollarë.

Ankandi nisi në 15 tetor dhe do të jetë i hapur deri në 29 tetor dhe paratë do të shkojnë për Akademinë e Muzikës Country e cila ka hapur një fond të posaçëm për të përballuar pandeminë, përqendruar kryesisht në Nashville.

“Ky është rasti ku tregohet se artistët po ndihmojnë ata me të cilët punojnë gjatë të gjithë kohës përfshirë shoferët e autobusëve, punonjësit sezonalë dhe furnizuesit e ushqimeve  të cilët aktualisht nuk janë duke punuar”, është shprehur Nancy Valentino, zyrtare e Shtëpisë së Ankandit Christie.

Në ankand është po ashtu një harp e Dolly Parton që arrin vlerën deri në 100 mijë dollarë apo edhe kitarat e Keith Urban apo Blake Shelton.

Përveç instrumenteve të dhuruara nga disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës country, Tim McGraw  ka ofruar në ankand motorin e tij F131 Hellcat, ndërsa Carrie Underwood dhuroi fustanin që veshi në shfaqjen e  muzikës Country zhvilluar  Nashville gjatë muajit shtator.

 

Lexoni gjithashtu:

Përmbledhja e dramave të Shakespeare shitet në ankand për shifrën rekord 9.97 milionë dollarë

80-vjetori i John Lennon, ndriçohet ndërtesa e Empire State në nder të legjendës së Beatles

Çmimi i Nobelit për Letërsinë i shkon poetes amerikane Louise Glück

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026