Akuza për komplot ndaj ish-presidentit francez Sarkozy

16 Tetor 2020 | 17:40

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po përballet me akuza të reja në lidhje me financimin ilegal të fushatës së tij elektorale në vitin 2007.

Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorit të posaçëm, duke konfirmuar kështu edhe raportimet e mëhershme në media.

Sarkozy, që edhe njëherë u vetëdeklarua i pafajshëm në profilin e tij në Facebook, tani akuzohet për “komplot” në lidhje me financimet libiane të fushatës së tij.

Në vitin 2018, Sarkozy, që qeverisi Francën mes viteve 2007-2012, ishte akuzuar për financime ilegale dhe korrupsion pasiv.

“Pas 4 ditë marrje në pyetje, gjatë të cilave u përgjigja për gjithçka, pafajësia ime është hedhur sërish poshtë me një vendim të pashoqëruar nga provat që duhet të tregojnë financimin ilegal”, deklaroi Sarkozy në rrjetet sociale.

Ish-presidenti, që pretendon se është viktimë e një komploti, është i dyti kryetar shteti i Francës që përballet me drejtësinë, pas paraardhësit të tij Jacques Chirac.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026