Vrau biznesmenin për borxhin, arrestohet autori i dyshuar
Vetëm pak minuta pas ekzekutimit të biznesmenit, Niko Goro në Himarë, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar. I arrestuari është Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Prangosja e tij është bërë në zonën e quajtur “Livadhet” dhe gjithashtu, Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i vrasjes.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana tjetër, Policia ka bërë shoqërimin e disa dëshmitarëve okularë ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e atentatit.
Biznesmeni i ndërtimit, Niko Goro u qëllua me breshëri kallashnikovi në shëtitoren e Himarës pranë një marketi. Nga plumbat mbeti e plagosur dhe motra e tij.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:55 minuta në vendin e quajtur rreth rrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë. Autori ka lënë të vdekur në vend biznesmenin 51-vjeçar ndërsa është plagosur motra e tij 57 vjeçe.
Deri në këto momente, pista kryesore që po heton grupi i punës për zbardhjen e ngjarjes, është një shumë e konsiderueshme parash që biznesmeni kishte borxh.
53-vjeçari pretendon se një sipërfaqe tokë që ka trashëguar nga e ëma ia kishte kaluar për shfrytëzim biznesmenit të ndërtimit, Niko Goro për të ndërtuar pallat, por ky i fundit nuk i kishte dhënë shumën për të cilën kishin rënë dakord.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta