Pastruesja e eurove kërkon lirinë, Rozeta dhe Havier Dobi të mërkurën në Apel

24 Janar 2023 | 15:38

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë të mërkurën ankimin e Rozeta dhe Havier Dobit. Nënë e bir të arrestuar për vjedhjen e banesës së ish-zyrtares Alda Klosi shpresojnë për një masë më të butë sigurie se ajo e mbylljes në qeli.

Seanca pritet të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa me interes pritet edhe qëndrimi i prokurorisë. Kur kanë kaluar disa javë nga zbulimi i rastit, 404 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit gjatë një rikontrolli të banesës së pastrueses, kanë mbetur pa pronar.

120 mijë eurot e tjera, bashkë me një sasi dollarësh dhe sendesh me vlerë që iu vodhën në banesë ish-zyrtares së rindërtimit dhe agjencisë së mbikëqyrjes financiare po kalojnë në sitën e prokurorisë mbi burimin e krijimit të tyre.

Pak ditë më parë xhaxhai i Alda Klosit që jetonte në Amerikë, i cili sipas Klosit i kishte lënë shumën e parave për rregullimin e banesës, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse hetimi i prokurorisë për 404 mijë eurot pa zot ka avancuar për të zbuluar pronarët e tyre ku dyshohet se gjithashtu janë vjedhur nga sanitarja Rozeta Dobi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026