Logopedi që abuzoi me vajzën autike kthehet në punë

25 Janar 2023 | 07:26

Në fund të nëntorit është publikuar një video e logopedit Iljasa Fazliu, në të cilën qartazi mund të shihet abuzimi i tij ndaj një fëmijë me autizëm në klinikën private “AAR LOGO PLUS”.

I njëjti ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë pa pasur licencë nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ashtu siç kërkohet për të praktikuar punën logopedët.

Pas zbardhjes së rastit, Iljasa Fazliu është ulur nga pozita e U.D. dhe është arrestuar për shkelje të Ligjit të Shëndetësisë, ku është mbajtur në paraburgim për një kohë.

Sot, ndonëse faktet për abuzimin e ushtruar nga Iljasa Fazliu janë publike dhe të padiskutueshme dhe i njëjti është ende nën hetime si dhe ende nuk ka pranuar licencën e tij nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ai vazhdon të punojë në SHSKUK si logoped.

Vendimi i kthimit i të Iljasa Fazliut në punë paraqet rrezik për shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës dhe precedent të dëmshëm. Rikujtojmë se abuzimet ndaj fëmijëve, sidomos të fëmijëve me autizëm të cilët paraqesin një nga shtresat më të cenueshme të shoqërisë sonë, kanë pasoja afatgjate në shëndetin e tyre mendor.

Me këtë vendim, ShSKUK i vendosë në rrezik të abuzimit të mëtejshëm të gjithë fëmijët të cilët mund të kërkojnë trajtim nga logopedi, çka mund të shkaktojë, ndër të tjera, çrregullime të depresionit, ankthit, apo të shfaqë mendime për vetëvrasje. Kjo gjithashtu e forcon normalizimin e dhunës, duke e bërë atë institucionale dhe të pandëshkueshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026