“Homoseksualiteti nuk është krim”- Papa: Pjesëtarët e LGBTQI të pranohen në kisha

25 Janar 2023 | 16:21

Papa Françesku deklaroi gjatë një interviste të dhënë për Associated Press se “të jesh homoseksual nuk është krim”.

Ati i Shenjtë kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti ato “të padrejta”, duke thënë se “Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë”.

Papa i bëri thirrje të gjithë peshkopëve katolikë që pjesëtarët e komunitetit LGBTQI+ të pranohen në kishë.

Në ndërkohë qi pranoi se disa peshkopë në vende të ndryshme të botës mbështesin ligjet për kriminalizimin e homoseksualitetit.

“Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha Papa

“Butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”, i këshilloi ai peshkopët gjatë meazhit të dhënë gjatë intervistës.

Sipas të dhënave 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, 11 prej të cilave kanë dhe aplikimin e dënimit me vdekje.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026