Frika e valës së dytë, shumë shtete ndalojnë aktivitetet. Italia kërkon të shmangë izolimin

18 Tetor 2020 | 07:24

Duke nisur nga e shtuna e 17 tetorit në disa nga shtetet evropiane hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të ndërmarra nga autoritetet për të parandaluar valën e dytë të pandemisë së COVID-19.

Në Britani të Madhe gjatë të premtes është raportuar për me shumë se 15.000 raste të reja me coronavirus, duke vijuar të jetë një nga vendet më të prekura evropiane.

Për këtë arsye, duke nisur nga e shtuna në Londër është e ndaluar që në ambiente të brendshme të shoqërohesh me persona jashtë familjes.

Shumë qytetet si Liverpol apo Manchester cilësohen zona me nivel të lartë të emergjencës. Në Francë, Paris e qytetet të tjera qytetarët kanë shijuar të premten e fundit kur mund të qëndrojnë jashtë edhe në orët e vona të natës.

Sikundër bëri me dije edhe presidenti francez, nga 17 tetori hyn në fuqi vendimi i shtetrrethimit nga ora 21:00 në 6 të mëngjesit, pasi do të mbyllen baret dhe restorantet. Vendimi do të jetë në fuqi për të paktën katër javë dhe ndikon ne jetën e rreth 20 milionë njerëzve.

Kufizime të reja hynë gjithashtu në fuqi në Varshavë dhe qytete të tjera të mëdha të Polonisë. Kolegjet dhe licetë do të mbyllen dhe do të praktikojnë mësimin në distancë. Restorantet do të mbyllen duke filluar nga ora 21:00, ceremonitë janë të ndaluara.

Italia regjistroi më së fundi 10. 010 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë në 24 orë.

Edhe në shtetin fqinj tashmë maskat janë bërë të detyrueshme në çdo ambient të jashtëm. Në rajonin e Lombardisë, duke nisur nga 17 tetori baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 12 të natës. Shkollat e mesme dhe profesionale e do të vijojnë mësimin në distancë. Një vendim i tillë do të jetë në fuqi deri në 6 nëntor. Kryeministri Conte është shprehur se nuk do të ketë një bllokim të dytë kombëtar por nevojitet një strategji anti-COVID 19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026