Me letra false drejt BE-së, të deportuarit përpiqen të rikthehen në Shengen
Rreth 7300 persona që kishin shkelur afatet e qëndrimit në zonën Shengen apo iu është refuzuar azili janë deportuar në Shqipëri gjatë këtij viti, ndërsa mbi 200 persona të tjerë kanë tentuar të kalojnë me dokumente të falsifikuara.
Numri i shtetasve që tentojnë të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së me dokumente të falsifikuara, me qëllim për të kërkuar azil apo qëndruar ilegalisht në zonën Shengen ka ardhur në rritje vit pas viti.
Për këtë arsye, policia ka forcuar kontrollet dhe vetëm në 11 muajt e 2019-ës, në aeroportin e Rinasit janë zbuluar më shumë se 200 raste ku këta shtetas janë proceduar penalisht. Euronews Albania ka siguruar disa prej këtyre dokumenteve false të sekuestruara, kryesisht me identitete italiane dhe greke. Nga Shqipëria kalojnë me dokumentet të vërteta e më pas në vendet e Shengenit përdorin ato të falsifikuara. Në një rast policia zbuloi se dokumentet false ishin fshehur në atlete.
Ndërkohë, numri i të deportuarve këtë vit që kanë shkelur afatet e qëndrimit në zonën Shengen apo iu është refuzuar azili, shkon në rreth 7300 persona. Por pasi kthehen në Shqipëri shumica prej tyre tentojnë të largohen sërish.
Ndërkohë, sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania nga janari i këtij viti deri në fund të nëntorit nga policia i është refuzuar dalja nga Shqipëria rreth 1800 shtetasve.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset