“Rënia dramatike e një agjenti të FBI”, Le Monde: McGonigal e rrëzoi lakmia

Charles McGonigal
26 Janar 2023 | 15:31

Mediat ndërkombëtare vijojnë ti kushtojnë rëndësi skandalit të ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, i cili akuzohet për bashkëpunimin me një oligark rus.

Lakmia e Charles McGonigal ishte edhe rënia e tij. Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja franceze ‘Le Monde’, lidhur me skandalin që ka përfshirë ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

‘Le Monde’ shkruan se si një zyrtar i lartë i FBI, theu sanksionet e SHBA dhe bashkëpunoi me një miliarder rus.

“Niveli i informacionit sensitiv në të cilin kishte akses McGonigal dhe dyshimet mbi të në dy hetime të veçanta i ka dhënë rrugëtimit të tij drejt kësaj situate një dimension të jashtëzakonshëm”, shkruhet në artikull.

Gazeta ka cituar edhe zëvendësdrejtorin e zyrës së FBI-së në Nju Jork, Michael Driscoll,i cili ka folur si Oligarkët rusë si Oleg Deripaska kryejnë ndikim malinj global në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte ryshfeti, zhvatjeje dhe dhune.

Deripaska ka qenë në listën e rusëve nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018.

Agjenti special McGonigal, 54 vjeç, ka punuar për FBI-në midis 1996 dhe 2018. Gjatë dy viteve të fundit, ai ishte në krye të divizionit të kundërzbulimit në zyrën e Nju Jorkut. Në këtë cilësi, ai “mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë miliarderin Deripaska”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026