Opera “Lindora” thirrje për zgjim të ndërgjegjes qytetare kundër trafikimit të njerëzve
18 tetori njihet ndryshe si Dita Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Kompozitori shqiptar Klement Marku, përmes operas “Lindora”, e cila është bazuar në historinë e një vajze shqiptare të trafikuar synon të nxisë reflektimin e shoqërisë kundër këtij fenomeni.
Zoti Marku thekson se ky fenomen u shfaq masivisht gjatë viteve 1990-2000, kur Shqipëria kaloi nga regjimi i egër diktatorial në sistemin demokratik. Kompozitori Marku nga “Shtëpia e Europës” në Tiranë u shpreh se të rinjtë shqiptarë, por edhe ata të vendeve të tjera në Evropën Lindore, kryesisht ato vende, që ishin të izoluara njësoj si Shqipëria, ranë pre e fenomenit të trafikimit.
“Opera është bazuar dhe është vendosur në një kurbë kohore në vitit ‘90-2000, ku u shfaq në mënyrë violente dhe të egër fenomeni i trafikimit, i cili ka një bazë reale, ku faktori ekonomik ka luajtur rolin kryesor. Rinia u bë pre, dhe u bënë autorë të një pamje shumë dramatike dhe shumë tragjike të kësaj periudhe. Është një hulumtim i kësaj bote, i këtij fenomeni, dhe kam qenë një vëzhgues i afërt dhe i largët i këtij fenomeni. Ideja për të realizuar këtë vepër nuk është vetëm hulumtimi, por prekja nga afër e këtij hulumtimi. kam parë nga afër personazhin kryesor, heroinën “Lindora”. Kam hyrë në marrëdhënie dialogu, duke u treguar shumë i kujdesshëm, sepse ishte vështirë për të realizuar një marrëdhënia dialogu. Dhuna ndaj femrës është një temë saç është i vjetër njerëzimi”, tha ai.
Ai shpreson që kjo vepër të ekzekutohet me qëllim sensibilizimin e qytetarëve kundër fenomenit të trafikimit dhe shfrytëzimit. Kompozitori në vija të përgjithshme tregoi personazhet e operas si dhe mënyrën se si vajza shqiptare përfundoi në rrjetin e trafikimit.
“Mendimi im dhe dëshira ime e patjetërsueshme është që kjo vepër të gjejë rrugën e vet, fatin e vet dhe të ekzekutohet, sepse duke u ekzekutuar ajo, zbulon diçka që për mua është lënë në harresë. Personazhi kryesor është “Lindora”, vajza tipike shqiptare që vjen nga një familja tradicionale shqiptare, e cila gjendet e papërgatitur për zhvillimet e mëtejshme të shoqërisë. Kur doli nga etapa e komunizmit dhe hyri në etapën e demokracisë. Pastaj kemi personazhin tipik, personazhin negativ, që udhëhiqet nga parimet e korrupsionit dhe shfrytëzimit, që është personazhi që quhet “Kapoja””, tha ai.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin