Më shumë masa kufizuese, kryeministri italian Conte: Të parandalojmë një bllokim të dytë kombëtar

19 Tetor 2020 | 05:30

Italia ka ndërmarrë të tjera masa parandaluese ndaj pandemisë. Shkolla është urdhëruar të nis më vonë për nxënësit e shkollave të mesme të cilët duhet të praktikojnë mësimin në distancë. Vendimi vjen pasi në vetëm 24 orë u raportua për 11.000 raste të infektuarish.

Kryebashkiakët marrin kompetencat që të mbyllin hapësirat publike pas orës 21:00. Nuk lejohen më shumë se 6 persona në një tavolinë në restorante dhe palestrave u është dhënë një javë kohë të mësohen me protokollin e ri.

Kryeministri Conte thekson se këto masa janë të nevojshme për të parandaluar një bllokim të dytë kombëtar.

“Nuk duhet të humbasim kohë. Duhet të reagojmë duke zbatuar të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të parandalojmë një mbyllje kombëtare. Nuk mund të lejojmë që të ndalojmë sërish ç’ka do të prekte thellësisht të gjithë ekonominë”, është shprehur kryeministri italian.

Zvicra po i bashkohet gjithashtu listës së shteteve që po rivendosin masat kufizuese. Nga e hëna është e detyrueshme të mbahen maska në vende të mbyllura publike, stacione hekurudhore, aeroporte, stacione autobusi dhe tramvaji. Grumbullimet  kufizohen në jo më shumë se 15 persona.

“Politika duhet patjetër të sigurojë diçka për të mbështetur pronarët e lokaleve, sepse, dua të them, këtu me një klub të tillë keni një kosto të madhe . Për ta mbajtur atë aktiv , duhet të grumbulloni shumë para çdo ditë. Do të jetë një kohë shumë e vështirë për ne”, thotë Christin Schnell, menaxher bari.

Ndërsa në Pragë me mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër mbajtjes së detyrueshme të maskës. Një protestë e nisur paqësisht por që u shoqërua me përplasje. Njëkohësisht me ndërmarrjen e masave zemërimi është shtuar tek qytetarët çekë të cilët i kundërshtojnë edhe pse është një nga shtetet më të prekura nga pandemia.

 

Lexoni gjithashtu:

Frika e valës së dytë, shumë shtete ndalojnë aktivitetet. Italia kërkon të shmangë izolimin

600 të infektuar në ditë nga COVID në Maqedoninë e Veriut, priten kufizimet e reja

Masat kundër COVID-19 në Europë: Franca nis shtetrrethimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026