Me tufat me para në çantë, e ‘pëson keq’ 49-vjeçari në Rinas

28 Janar 2023 | 14:18

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia Kufitare e Rinasit, pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje  kanë kaluar për kontroll të detajuar  bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit  të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve  shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.  Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026