‘E kisha të dashur, se dija që ishte mafioz’, dëshmia e gruas për bosin italian

29 Janar 2023 | 20:20

Arrestimi i bosit të mafies italiane, Matteo Messina Denaro, ka ngritur dyshime për rolin e drejtësisë italiane dhe policisë. Për më shumë se 30 vite bosi i mafies italiane nuk u kap nga autoritet edhe pse jetonte në qytetet më të njohura të vendit dhe pa u kufizuar në lëvizjet e tij.

Mesina shkonte rregullisht në restorante, dyqane dhe shëtiste në Jug të Italisë. Ai bënte një jetë luksoze dhe pavarësisht moshës, kishte raportet intime me disa gra.

Së fundi, në mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një gruaje që shoqërohej prej disa kohësh më bosin më të kërkuar në Itali. Ajo thotë se prej disa muajsh ishte në një marrëdhënie me Meatteo Denaron, por nuk kishte dijeni se kush ishte në të vërtet personi të cilin e quan të dashur.

Për 30 vite, bosi i mafies ka përdorur të paktën 5 identitete të tjera. Ai ka marrë pasaportat e disa qytetarëve, ndryshonte vetëm foton dhe me anë të tyre lëvizte lirisht. Këto dokumente identifikimi në të gjitha rastet i janë dhënë bosit të mafies kundrejt pagesës nga vet personat.

Vitet e fundit ai mbante pasaportën e një topografi nga Palermo dhe ky mjet identifikimi i jepte mundësinë të lëvizte si çdo qytetar normal, edhe para karabinierëve.

Pak ditë pas arrestimit, policia gjeti dhe shtëpinë sekrete ku jetonte bosi i mafies. Në banesë ju gjetën sende luksoze, veshje të firmave të njohura të stilistëve më të famshëm, telefona celularë, si dhe pilula viagra.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026