Autobusi i ekipit të futbollit bie nga ura, ndërrojnë jetë 4 sportistë

31 Janar 2023 | 09:50

Katër persona janë vrarë, përfshirë tre adoleshentë, pasi një autobus që transportonte një ekip futbolli u rrëzua nga një urë 32 metra e lartë në Brazil.

29 persona të tjerë u plagosën në aksidentin e rëndë. Mediat e huaja shkruajnë se shoferi që transportonte ekipin e futbollit “Esporte Clube Vila Maria Helena” humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua nga ura.

Viktimat janë tre adoleshentë të moshës 14-17 vjeç dhe një i rritur.

Ekipi i futbollit ishte duke u kthyer në Duque de Caxias pas një ndeshjeje për turneun e Kupës Kombëtare, Ubaporanga.

Njëzet e katër nga të plagosurit u dërguan në spitalin e São Salvador, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në Casa de Caridade Leopoldinense, në Leopoldina.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026