Sulmohen nëntë rajone të Ukrainës, 1 i vrarë e 4 të plagosur

31 Janar 2023 | 09:58

Në 24 orët e fundit, autoritetet ukrainase kanë raportuar sulme ruse në nëntë rajone të vendit.

Si pasojë e sulmeve, bëhet me dije se një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.

Sulmet u raportuan në rajonet Donetsk, Kherson, Kharkiv, Sumy, Mykolaiv, Chernihiv, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Luhansk.

Në Kharkiv, në verilindje, autoritetet raportuan se një burrë 62-vjeçar u vra dhe një grua 83-vjeçare u plagos në sulmet në qytetin Vovchansk.

Guvernatori rajonal Oleh Syniehubov tha se ndërtesat e banimit, një stacion policie dhe një numër objektesh infrastrukturore kritike u dëmtuan.

Ndërkohë, tre persona të tjerë u plagosën në Kostiantynivka, Kurakhove dhe Bakhmut në rajonin lindor të Donetskut.

Rusia thuhet se ka goditur nëntë zona në rajon, duke dëmtuar dy ndërtesa shumëkatëshe dhe dhjetë shtëpi të tjera.

Kherson thuhet se është goditur 54 herë vetëm gjatë ditës së fundit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026