Ukraina do të shpenzojë 550 milionë dollarë për dronë në 2023-shin

31 Janar 2023 | 11:07

Ushtria e Ukrainës do të shpenzojë rreth 550 milionë dollarë për blerje dronësh në vitin 2023 dhe 16 marrëveshje furnizimi janë nënshkruar tashmë me prodhuesit ukrainas.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, shkruan Reuters.

“Në vitin 2023, ne po rrisim prokurimin e UAV-ve për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ne planifikojmë të ndajmë rreth 20 miliardë hryvnia (547.05 milionë dollarë) për këtë”, theksoi ai.

Ukraina ka marrë furnizime të konsiderueshme të dronëve nga partnerët e saj, nga Bayraktar TB2 i pajisur me raketa të Turqisë deri te droni zbulues Black Hornet i prodhuar në Norvegji.

Ushtria e Ukrainës njoftoi javën e kaluar se do të fillonte krijimin e kompanive të dronëve sulmues brenda Forcave të saj të Armatosura; dhe Reznikov tha se Ministria e Mbrojtjes kishte marrë aplikime që propozonin 75 dronë të ndryshëm të prodhimit ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026