Biden zbulon nëse SHBA-të do t’i dërgojnë avionë luftarakë Ukrainës
Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë avionët luftarakë F-16 që Ukraina ka kërkuar në luftën e saj kundër Rusisë, tha presidenti Joe Biden, ndërsa forcat ruse pretenduan një seri fitimesh në rritje në në lindje të vendit.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin avionët, Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, “Jo”, shkruan Reuters.
Deklarata erdhi menjëherë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte filluar të hakmerrej për rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit të saj me sulme të pamëshirshme në lindje.
Zelensky ka paralajmëruar për javë të tëra se Moska synon të shtojë sulmin e saj ndaj Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, respektivisht, përderisa Mbretëria e Bashkuar më herët gjatë janarit tha se do të dërgojë 14 tanke të llojit Challenger 2.
Gjermania po ashtu do të lejojë shtetet tjera, sikurse Norvegjia dhe Polonia, që t’i dërgojnë Ukrainës tanket gjermane Leopard 2.
Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 17:20 Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi