GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

13 Korrik 2026 | 16:36

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Vendimi u mor nga gjyqtarja e posaçme Rudina Palloj, e cila, pasi dëgjoi palët në seancë, i kërkoi SPAK-ut të saktësojë akuzën. Më herët, gjykata i kishte dhënë mundësi prokurorit të korrigjonte mënyrën se si ishte ndërtuar akuza ndaj të pandehurit.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës Andi Skënderi pretendoi se gjetjet e prokurorisë, kohëzgjatja e hetimeve dhe ngritja e akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale të parashikuara nga ligji.

Gjykata nuk i bëri publike arsyet e detyrave të lëna për SPAK-un, ndërsa pritet që ato t’u komunikohen palëve pas zbardhjes së vendimit.

Sipas akuzës, Roshi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me dy procedura tenderimi të zhvilluara në vitin 2014, njëra prej të cilave lidhej me shërbimin e pastrimit të qytetit. Pretendimet për shkelje burojnë nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka konstatuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026