Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ushtron detyrën e Zëvendëspresidentit.
Asambleja ka mbledhur në Bruksel liderë politikë, ish-presidentë, eurodeputetë dhe përfaqësues të partive anëtare nga Evropa, Amerika Latine, Afrika dhe Azia për të diskutuar zhvillimet politike globale, sfidat ndaj demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Punimet u hapën nga Presidenti i IDC-CDI, ish-Presidenti i Kolumbisë Andres Pastrana, ndërsa raportin e Sekretarit të Përgjithshëm e paraqiti eurodeputeti Antonio Lopez-Isturiz. Axhenda e Asamblesë përfshin fjalime të personaliteteve politike, diskutime në sesionin plenar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe drejtues të partive anëtare, si edhe miratimin e rezolutave mbi çështjet kryesore të politikës ndërkombëtare.
Në cilësinë e Zëvendëspresidentit të IDC-CDI, Berisha është pjesë e drejtimit të punimeve të këtij forumi, i cili përfaqëson një nga platformat më të rëndësishme të bashkëpunimit mes forcave politike të qendrës së djathtë në nivel global.
Pjesëmarrja e tij në këtë Asamble rikonfirmon rolin aktiv të Partisë Demokratike në forumet ndërkombëtare dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve me partnerët politikë që ndajnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës.
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
- 16:36 Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara
- 16:32 Të shtënat me armë në Biddeford, vritet një emigrant meksikan. ICE e përfshirë në incident
- 16:29 Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare