Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez

13 Korrik 2026 | 16:50

Ish-kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy po përballet me kritika për deklaratën e tij se skuadra franceze e Kupës së Botës nuk ka asnjë lojtar francez. Kjo është cilësuar nga udhëheqësit francezë dhe spanjollë si deklaratë raciste.

Rajoy e bëri komentin në një artikull për median spanjolle El Debate përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës të së martës.

“Ata kanë fituar çdo ndeshje që kanë luajtur në këtë Kupë Bote dhe aktualisht janë në krye të renditjes së FIFA-s. Ata gjithashtu kanë një skuadër jashtëzakonisht të fortë. Megjithatë, një gjë që nuk kanë është se nuk kanë asnjë lojtar francez”, shkroi Rajoy më 10 korrik.

Të hënën, Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot tha se Franca nuk ka ngjyrë lëkure. Sipas tij çdo pretendim i kundërt rrjedh nga budallallëku, racizmi ose një kombinim i të dyjave.

Një ditë më parë, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, shkroi në X se vërejtjet e Mariano Rajoy-t për ekipin francez mbartin erëra të patolerueshme racizmi.

“Lojtarët tanë nuk kanë nevojë për një certifikatë kombësie nga një ish-kryeministër spanjoll,” shtoi ai.

Qeveria socialiste në pushtet e Spanjës dënoi me shpejtësi komentet e Rajoy, i cili ishte kryeministër nga viti 2011 deri në vitin 2018.

Të dielën, kryeministri Pedro Sanchez shkroi në X: “Ka nga ata që ende e matin përkatësinë sipas mbiemrit, vendit të lindjes ose ngjyrës së lëkurës. Të tjerë e matin atë sipas rrënjëve tona në një vend dhe vullnetit tonë për të kontribuar në të. Duke luajtur futboll. Kujdesur për të moshuarit tanë. Apo duke hapur biznese. Francë, do të shihemi në gjysmëfinale. Le të fitojë më i miri dhe le të humbasë racizmi.”

Nuk është hera e parë që skuadra e Francës përballet me racizëm gjatë këtij Kupe Bote. Më herët këtë muaj, kapiteni dhe lojtari yll francez, Kylian Mbappe, dënoi deklaratat e një senatore paraguaiane për komentet që ajo bëri pas humbjes së Paraguait ndaj Francës në raundin e 16-tave.

Celeste Amarilla, një senatore nga Partia Liberale Radikale e Paraguait, postoi një sërë komentesh në X duke tallur origjinën, edukimin, arsimimin dhe pamjen e lojtarit francez pasi Franca fitoi më 4 korrik me një penallti nga Mbappe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas

Autoriteti qeveritar i aviacionit të Jemenit njoftoi të hënën mbylljen e të gjitha aeroporteve për trafikun ajror deri në njoftim të mëtejshëm, një vendim që...
16:53 | 13/07/2026

Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump së fundmi përmes një postimi në Truth Social ka deklaruar se do të rivendosë bllokadën anijeve iraniane në Ngushticën e...
16:36 | 13/07/2026

Të shtënat me armë në Biddeford, vritet një emigrant meksikan. ICE e përfshirë në incident

Një person u vra këtë të hënë në Biddeford, Maine, në një incident që përfshinte Zyrën Amerikane të Emigracionit dhe Doganave (ICE), sipas kryetarit të...
16:32 | 13/07/2026