Rama kopjoi propozimet e Bashës për t’i djegur premtimin kryesor të fushatës

20 Tetor 2020 | 19:15

Duke shfrytëzuar qenien në pushtet, kryeministri Edi Rama e ka kopjuar dhe e ka kapërcyer ofertën e PD-së për taksat e biznesit të vogël, duke i hequr opozitës një nga propozimet kryesore për zgjedhjet e ardhshme.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’, u diskutua sot për propozimet e PS-së dhe PD-së për heqjen dhe uljen e taksave të biznesit të vogël. Qeveria Rama ka vendosur që mbi 87% për qind e bizneseve nuk do të paguajnë taksa, duke filluar nga 1 janari 2021. Kjo është një gjendje e pazakontë, të paktën në botën e zhvilluar ekonomike.

Ato që përfitojnë janë biznese të vogla, individë të vetëpunësuar, të përfshirë në punimin e tokës vetjake, të shitjeve dhe të bar-restoraneve.

Biznesi i vogël zë një peshë shumë të vogël në ekonominë e vendit, si dhe është kontribues i vogël në të ardhurat tatimore. Në vitin 2018, biznesi i vogël shënoi fitim prej gati 40 milionë euro, ndërkohë që kontribuoi më pak se 4 milionë euro në tatime.

Në fakt, rëndësia kryesore e biznesit të vogël është se ai është burim punësimi. Biznesi i vogël punëson qindra mijëra persona dhe është burim të ardhurash për qindra mijëra

familje.

Ndaj, kryeministri dhe kryetari i opozitës janë futur garë për të treguar se kush kujdeset më shumë për bizneset e vogla, duke ju ulur taksat. Ulja e taksave ka qenë prioritet kryesor i PD-së.

Ndërsa Basha propagandonte heqjen e taksave për bizinesin e vogël, Rama si kryeministër u përpoq të luftonte evazionin dhe rritur të ardhurat duke e përfshirë një pjesë të biznesit të

vogël në skemën e TVSH-së. Fushata zgjedhore afroi dhe Kryeministri Rama e braktisi qendrimin e tij të rreptë ndaj biznesit dhe mori qendrim thuajse të njejtë me atë të Bashës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021