Ndryshimi që sjell premtimi i Bashës për heqjen e taksave vendore

20 Tetor 2020 | 19:43

Partia Demokratike ka premtuar se do të lehtësojë biznesin nga taksat vendore. Në një deklaratë, javën e shkuar në emisionin Zonë e Lirë, Zoti Basha u shpreh se do të heqë të gjitha taksat vendore.

“Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Ramës, sepse çdo biznes i vogël sot torturohet me taksa lokale. Mesatarisht biznesi i vogël, paguan sot deri në 7 herë më shumë taksa. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore”, tha Basha të premten, në Zonë e Lirë.

Është e paqartë se çfarë nënkupton Zoti Basha me të gjitha taksat vendore, pasi heqja e të gjithave do ishte një ndryshim radikal dhe me pasoja ekonomike dhe politike.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews u diskutuan pasojat e këtij propozimi. Për ilustrim në emision u diskutuan tre taksat kryesore të Bashkisë Tiranë:

Taksa e tabelës për tabelat më të vogla se 2 metra katrorë, është zero, për të tjerat rritet ndjeshëm.

Taksa e arsimit ndryshon nga loji i biznesit dhe xhiro dhe mund të jetë 4 mijë lekë, 9 mijë lekë apo 17 mijë.

Taksa e pastrimit është 3 500 lekë për bizneset më të vogla dhe 10 mijë lekë për të tjerat.

Në varësi të madhësisë të xhiros një biznes i vogël paguan sot 7500 lekë deri në 90 mijë lekë në vit, por shumica dërrmuese e tyre janë rreth 7500 lekë në vit.

Ato sjellin rreth 25 miliardë lekë ose rreth 230 milionë euro në buxhetin e shtetit, afërsisht 5 për qind të të gjitha të ardhurave.

Një pjesë e këtyre të ardhurave vinë nga familjarët dhe bizneset e mëdha, pro megjithatë heqja e taksave vendore do të ulte në mënyrë drastike këto të ardhura buxhetore.

Ndaj gjasat janë që Partia Demokratike të manovrojë me disa nga taksat vendore, por kurrsesi t’i heqë totalisht ato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021