Edi Gjokutaj: Reformat fiskale duhen bërë në fillim mandatesh, jo në fund

20 Tetor 2020 | 19:48

Edi Gjokutaj: Reformat fiskale duhen bërë në fillim mandatesh, jo fund

Edi Gjokutaj, ekspert fiskal pranë Qendrës Altax, deklaroi se reformat fiskale nuk duhet të bëhen në fund mandatesh të qeverive, por në fillim të tyre, pasi kërkojnë kohë të japin efekte.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, të martën, Gjokutaj u shpreh se: “Reformat fiskale, qofshin të pjesshme apo të plota nuk bëhen në funde mandatesh, por nisen në fillim të mandatit, për tu korrur në fund. Për arsyen e thjeshtë sepse duhet kohë që të shihet efekti i tyre.”

Eksperti Gjokutaj theksoi se ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale nga qeveria nuk janë pozitive për klimën e biznesit sepse e çorodisën atë:

“Ndryshimet e shpeshta të pragut të TVSH-së e çorodisin biznesin, i cili do tentojë të fshihet në këto lloj skemash.”

Sipas Gjokutajt, është e rëndësishme që qeveria të kenë parasysh kontekstin ku po punojnë bizneset sot kur harton politikat fiskale:

“Bizneset ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe për sa kohë bizneset e mëdhaja filluan të ankohen që pa nisur reforma se biznesi i vogël nuk do t’i pranojë faturat dhe kjo e gjitha lidhet me të bërit ekonomi – se sa e aftë është ekonomia jonë të bëhet pjesë e harmonizuar me regjimin fiskal.

Reformat fiskale janë të tilla që duhet të marrin kontekstin e kohës ku jetojmë dhe ky kontekt tregon se bizneset janë shumë më tepër në vështirësi për kostot e përditshme se sa nga taksat.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021