Baltë e gropa me ujë në 12 muaj të vitit, banorët ankohen për rrugën në Porto Romano

31 Janar 2023 | 13:03

Një nga rrugët e “Porto Romanos” pothuajse është e pakalueshme për shkak të hapjes së një kanali, ku po bëhen investimet.

Ky investim prek drejtpërdrejt 20 familje, të cilat janë të shqetësuar në lidhje me shkatërrimin e rrugës pasi sipas tyre është bërë i vështirë qarkullimi në këmbë.

Ata shprehen se e vetmja mënyrë për t’i çuar fëmijët në shkollë është makina, pasi me këmbë e kanë të pamundur të lëvizin.

“Ka mbi katër muaj që rruga është në këtë gjendje. Nuk përgjigjet njeri. Mbase ka devijuar projekti. S’kam parë ndonjëherë një katastrofë e tillë. I marrim fëmijët i nxjerrim nga kanali në kanal për me i çuar në shkollë. “

Të na rregullojnë rrugën që na e kanë prish e më pas të bëjnë çfarë të duan.”

“Kemi shkuar në Bashki e kemi bërë ankesë”

“Nuk i lëmë të punojnë më”- shprehen ato.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026