Komisioni i Medias ndryshon gjobën për portalet
Me propozim të dy relatorëve Milva Ikonomi dhe Musa Ulqini, në komisionin e Medias u miratua ndryshimi i gjobës për portalet, duke përcaktuar një maksimum prej 40 mijë lekësh.
Gjobat do të varionin nga 100 mijë deri në 1 milion lekë në rast shkeljeje, ndërsa në raste kur nuk respektohet vendimi i Këshillit të Ankesave gjoba do të arrijë deri në masën 40 mijë lekë, duke përfshirë ndryshimet e fundit.
Një prej pikave që ka ngjallur më shumë debat nga grupet e interesit për paketën Anti-Shpifje është neni 28, pika 8 ku theksohet se nëse një portal ankimon një vendim, nuk e shmang atë nga detyrimi i shlyerjes së gjobës të vendosur nga Këshilli i Ankesave.
Disa nga deputetët e maxhorancës si Musa Ulqini dhe Fidel Ylli kërkojnë përmirësimin e këtij neni.
Në mbledhjen e Komisionit të mediave u miratua që në përbërje të Këshillit të Ankesave, organ vendimmarrës i AMA-së, të ketë edhe juristë, përveç gazetarëve.
Në draftin e miratuar më herët ishte parashikuar që të kishte vetëm gazetarë me eksperiencë dhjetë-vjeçare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta