Përfundojnë gërmimet për tunelin e Llogarasë, Balluku: Hapet më 1 qershor 2024
Gërmimet për hapjen e tunelit të Llogarasë kanë përfunduar. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku panë nga afër ecurinë e punimeve në këtë tunel.
“Shumë respekte për punën e shkëlqyer edhe me të gjitha standardet dhe shpejtësinë”, tha kryeministri Rama.
Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm pritet që tuneli i Llogarasë të jetë i kalueshëm nga qytetarët.
“Ne duhet të dorëzojmë veprën në 10 gusht 2024-ës. Nuk duam të zotohemi, pasi siç e kemi thënë gjithmonë që veprat infrastrukturore kanë edhe të papritura, megjithatë synimi ynë është që sezonin e 2024-ës, pra 1 qershori 2024-ës e gjithë vepra, pra 7.4 km, pasi 6 km është tuneli dhe 1.4 janë rrugët ndihmës dhe lidhëse, urat që lidhen me pjesën e Palasës, të jenë operative për të gjithë qytetarët”, u shpreh ministrja Balluku.
Punimet për tunelin e Llogarasë kanë nisur në nëntor të 2021-it dhe kapin vlerën e rreth 140 milionë euro duke e kthyer këtë investim në një vepër strategjike për turizmin në rivierën e jugut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta