Brukseli prezanton anti-planin kundër subvencioneve të SHBA

1 Shkurt 2023 | 20:40

Komisioni Evropian ka prezantuar propozimet për nxitjen e konkurrencës në industrinë evropiane me zero emetime dhe për mbështetjen e tranzicionit drejt neutralitetit klimatik.

E pagëzuar me emrin “Marrëveshja e Gjelbër”, skema synon të ndihmojë kompanitë evropiane që veprojnë në industrinë e gjelbër të mbeten konkurruese në nivel global.

Programi bazohet tek nismat e mëparshme dhe shihet gjerësisht si një reagim ndaj subvencioneve të lëvruara nga vende të tjera, sidomos Shtetet e Bashkuara me Aktin e Uljes së Inflacionit.

Duke folur në Bruksel, presidentja e Komisionit, Ursula Von der Leyen shmangu nocionin e një masë reciproke.

“Ne e mirëpresim këtë, është një lajm i mirë. Prej kohësh kemi argumentuar se lufta ndaj ndryshimeve të klimës është prioritet për planetin tonë, për prosperitetin ekonomik dhe për pavarësinë tonë strategjike. Ne jemi konkurrues dhe konkurrenca është jetike. Ajo që synojmë është të kemi një vend të rëndësishëm në konkurrencën globale, si dhe të luajmë një rol konkret në tregun e përbashkët. Kjo ka rëndësi për ne,” – tha Von der Leyen.

Për sa kohë fondet lëvrohen, Komisioni është i hapur për lehtësimin e përkohshëm të rregullave ekzistuese. Por në një plan afatmesëm, Brukseli kërkon një fond të ri të përbashkët.

Sërish, kjo ide ka shkaktuar një reagim të fortë në kryeqytetet evropiane. shumë shtete anëtare janë kundër lëvrimeve të reja, duke preferuar programet ekzistuese.

Në anën tjetër, opozita politike thotë se nuk mund të bëhet pa të.

“Sa i takon financimit, ai është si një verë e vjetër në shishe të reja. Kemi parë se skema si këto janë aplikuar për një sërë programesh të mëparshme dhe tani po shpenzohet sërish, njësoj sikurse u bë me fondin e COVID-19. Ndaj nuk jam i sigurt nëse kjo skemë e re do të na ndihmojë sepse aktualisht duhen para shtesë në nivel evropian. Pra, duhet të diskutojmë se ku do t’i marrim këto para. Ndoshta do të jenë eurobonde dhe kjo është diçka jetike,” – u shpreh Michael Bloss, euro-deputet gjerman.

Nëse plani i Komisionit do të shohë dritën, kjo mbetet për t’u parë. Ai do të diskutohet nga Këshilli Evropian javën e ardhshme. Më pas, miratimi përfundimtar është planifikuar për në mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026