Ish-oficeri rus zbulon të pathënat e luftës: Burrat kërcënoheshin me përdhunim
Konstantin Yefremov, një oficer i lartë rus deklaroi në një intervistë ekskluzive për BBC torturat e bëra mbi trupat ukrainase gjatë marrjes së tyre në pyetje.
Ai tha se “marrjet në pyetje, torturat vazhduan për rreth një javë”. Në një vend në ukrainën Jugore, por pa e specifikuar se ku.
“Çdo ditë, natën, ndonjëherë dy herë në ditë”.
Yefremov u përpoq të jepte dorëheqjen nga ushtria shumë herë – por ai përfundoi duke u shkarkuar për refuzimin e kthimit në Ukrainë. Tashmë ai është larguar nga Rusia dhe shihet nga Moska si një tradhtar dhe dezertor.
Duke përdorur fotografi dhe dokumente ushtarake të ofruara, BBC ka verifikuar se ai ishte në Ukrainë në fillim të luftës – në rajonin e Zaporizhzhia, duke përfshirë qytetin e Melitopol.
I dislokuar në Ukrainë vitin e kaluar, ish-togeri i lartë ka pranuar të tregojë për krimet që ai thotë se ka parë atje – duke përfshirë torturën dhe keqtrajtimin e të burgosurve ukrainas. Ai do të flasë për shokët e tij që plaçkitën zonat e pushtuara të Ukrainës dhe do të përshkruajë seancat brutale të marrjes në pyetje, të udhëhequra nga një kolonel rus, në të cilat burrat u qëlluan dhe u kërcënuan me përdhunim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ukraina meriton të bashkohet me NATO-n, thotë udhëheqësi i ri çek
- “Sot në Evropë, nesër në Azi”, Stoltenberg paralajmëron rrezikun e skenarit ukrainas
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë