Paradoksi i qeverisë Rama! Nuk njeh rezultatet e testimeve nga laboratorët që ka licencuar vetë

21 Tetor 2020 | 19:23

Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë koncesionare miliona euro nga paratë publike, për të bërë analizat e qytetarëve, por sërish në kohë pandemie, koncesionari nuk ka bërë asnjë testim për Covid-19.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, u sqarua se si qeveria nuk përdor laboratorët e koncesionarit, por ka licensuar tre laboratorë private të tjerë për të bërë analizat COVID me justifikimin për të lehtësuar ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit.

Në këto laboratorë mund të kryhen testime COVID me pagesë, 100 euro për testin PCR dhe 30 euro për testimet sereologjike.

Dhjetëra mijëra individë kanë bërë teste në këto labroatorë. Por edhe këtu ka një paradoks: edhe pse të licensuar për të bërë teste, qeveria nuk e njeh rezultatin e këtyre testeve.

Nëse pacienti rezulton pozitiv në një laborator privat, pasi ka paguar 100 euro, duhet ta përsërisë testin në publik në mënyrë që të quhesh zytarisht ‘pozitiv’.

Pyetja që lind natyrshëm është: pse qeveria ka licensuar laboratorë privatë ndërkohë që nuk e njeh rezultatin e tyre? Përgjigja është e thjeshtë: vetëm që të bëjë para privati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021