Dy sfida në 24 orë, Liverpool luan përballë Aston Vilës dhe Monterrery

17 Dhjetor 2019 | 09:31

Liverpool ka zbarkuar në Doha ku po zhvillon përgatitjet në prag të sfidës gjysmafinale në kupën e botës për klube përballë Monterrey që do të luhet të mërkurën.

Në prag të nisjes së aventurës së tyre në këtë kompeticion kampionët e evropës do jenë me sytë nga anglia. “The Reds” janë të ndarë në dy pjesë pasi në 24 orë do të duhet të luajnë dy ndeshje.

Gjysma e skuadrës është në Angli pasi do të luajë ndeshjen e “Carabao Cup” përballë Aston Vilës ndërsa pjesa tjetër është e angazhuar në botërorin e klubeve.

Duke qënë se pjesa kryesore e skuadrës është në Katar, përballë Aston Vilës, “The Reds” janë të detyruar që të luajnë me futbollistë të rinj. Në krye të skuadrës për ndeshjen me Aston Vilën do të jetë Neil Critchley që drejton ekipin e të rinjve.

Liverpool ka patur një ecuri fantastikë ne Premier League dhe është favorit absolut për të triumfuar edhe në Kupën e Botës për klube.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026