Lulzim Basha denoncon aferën e inceneratorëve me shifra
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se organet e reja të drejtësisë e kanë detyrim para publikuar për të hetuar aferën korruptive të inceneratorëve.
Që në nisjes të intervistës, z. Basha tha se, SPAK nuk ka dhënë ende asnjë informacion për hetimin.
Kreu i PD tha se çështja është me interes të lartë dhe mund të bëjë publike angazhimin e burimeve njerëzore që janë angazhuar në proces.
“Ka vetëm një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve”, tha z. Basha. “Janë përfshirë edhe politikanë të korruptuar edhe krimi i organizuar”, shtoi lideri i PD.
Lideri i opozitës tha se, kanë denoncuar aferën prej shumë vitesh duke shtuar se vetë kryeministri po kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk jep llogari për procedurën.
“Ku ndodh që një 22-vjeçare me 1 mijë euro të marrë koncesion me 22 milionë euro”, tha z. Basha. “Inceneratori i Tiranës dhe Fierit deri tani kanë djegur vetëm paratë e shqiptarëve”, shtoi ai.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar se, antimafia italiane ka arrestuar dhe dënuar si drejtues të Ndragheta, aksionerin kryesor të kompanisë për pastrimin e kryeqytetit “Ecco Tirana”.
“Si është e mundur që i pari i kësaj kompanie që pastron sot Tiranën, “EccoTirana” që është kompani bijë e një kompanie në Verona. I pari i kësaj kompanie, Milioraci është arrestuar nga antimafia italiane si koka i Ndragheta në Verona, po kështu edhe kryetari i bashkisë. Ndërsa z. Kraja mjaftohet me një përgjigje ku thotë se kemi regjistruar procedim penal. Ku janë aktet? ”, tha z. Basha.
Kreu i PD tha se, me projektin e hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore, parashikohej trajtimi i mbetjeve me një kosto prej 37 euro, 25 euro pastrimi i qytetit dhe 12 euro trajtimi i mbetjeve në Sharrë, kurse qeveria ka dhënë koncesion 55.4 euro pastrimin e qytetit dhe 29 euro depozitimin në Sharrë.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale