Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte rrëzuar nga një shkëmb në Malin e Gopeshit, në zonën e Moglicës.
Sipas burimeve, operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi rreth mesnatës, kur ekipet lokalizuan të plagosurin, shtetasin Drilon Agolli, 31 vjeç i cili kishte pësuar dëmtime të rënda në trup.
Për shkak të terrenit të vështirë, ai u transportua fillimisht me barelë deri në një zonë të aksesueshme, për t’u dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se i plagosuri kishte dalë në mal për të mbledhur çaj mali dhe bimë medicinale, një aktivitet me të cilin merrej prej vitesh.
Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende duke u verifikuar nga autoritetet.
Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale
- 08:09 Tragjike, babë e bir humbin jetën aksidentalisht në Deçan
- 08:08 Një tërmet i fortë godet Kinën, 13 persona të plagosur! Shpallet gjendja e emergjencës
- 08:04 Pakistani sulmon Afganistanin lindor duke vrarë dhjetëra persona