Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të cilët prej 29-të ditësh po mblidhen para Kryeministrisë. Ai u pyet lidhur me praninë e disa shtetasve të huaj me origjinë nga Irani në protestë.
Sipas ekspertit Softa, nëse këta persona do të shfaqnin rrezikshmëri, shërbimet inteligjente dhe pikat kufitare do të kishin ndërhyrë menjëherë për kthimin e tyre që në aeroportin e Rinasit.
Softa theksoi se sa herë që flitet për sigurinë kombëtare, duhet të ketë transparencë maksimale deri aty ku nuk cënohet informacioni sekret. Ai shtoi se mungesa e transparencës dhe keqinterpretimi i fakteve e kthen çështjen në politike dhe të pabesueshme për publikun.
Softa shtoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka shkëmbim të vazhdueshëm informacioni me aleatët. Sipas tij nëse shërbimet informative do të kishin të dhëna për elementë të rrezikshëm të lidhur me luftën hibride të Iranit, ata do të ishin ndaluar dhe kthyer mbrapsht që në aeroport.
“Shiko sa herë që flasim për elementë të sigurisë kombëtare dhe ka prova, duhet të ketë transparencë. Sigurisht transparenca vjen deri aty ku nuk cënon informacionin por atë të ketë transparencë sepse mungesa e transparencës dhe keqinterpretimi pastaj i fakteve e bën atë politike dhe e bën atë pastaj jo të besueshme.
Nëse ne themi për shembull janë mbrapa fuqi të tjera të cilët janë në këtë protestë mjafton të jesh në protestë dhe e kupton që përreth te komshitë te familjarët ke të gjithë ato njerëz që njeh dhe thua po ku janë këta armiq apo jo. Dhe kërkesat që aty vijnë janë kërkesa të drejta janë kërkesa të cilët duhet të reflektojë klasa politike për të bërë ndryshime.
Vijmë tek disa elementë të cilët u përdorën përveç këtij fakti që ato thanë vijmë nga Kanadaja dhe jemi nga Irani. Po pse nuk themi për ato që vijnë nga Italia ose vijnë nga Anglia kanë dalë dhe kanë folur. Pra nuk mund të themi që çdo i huaj që vjen atje në moment në qoftë se ky paska pasur informacione të tilla shërbimi informativ ku është.
Mund t’i ndalonte që në Rinas apo jo. I ndalonte pikat kufitare dhe ata mund të shoqërohen pa qenë nevojë të jepte një intervistë dhe të zbulohej rasti nga një intervistë e një gazetar”, tha ai ndër të tjera.
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë