Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm

28 Qershor 2026 | 21:49

Aktori Lulzim Zeqa ka folur për sfidën e interpretimit të Jagos në shfaqjen “Otello”, duke e cilësuar këtë rol si një nga personazhet më të rëndësishëm të karrierës së tij artistike.

I ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin, Zeqa u shpreh se ndërtimi i Jagos ishte rezultat i një pune të gjatë në bashkëpunim me regjisorin dhe trupën e aktorëve, me synimin për të krijuar një figurë sa më të besueshme psikologjikisht.

“Ka qenë një nga ato role që çdo aktor do të donte ta kishte në portofolin e tij artistik. Ishte e vështirë të arrije te natyra mizore e Jagos, ndaj u përpoqëm të gjenim motivet që e kanë kthyer atë në një njeri kaq të errët”, tha aktori.

Sipas Zeqës, gjatë procesit të punës ai dhe ekipi ndërtuan historinë e personazhit duke u nisur nga një fëmijëri e ashpër dhe frustrimet e akumuluara, elemente që, sipas tij, e çojnë Jagon deri në kufijtë e një psikopatie.

“U përpoqa të gjej të drejtën e personazhit, pse ai është bërë kaq i keq. Nuk doja të luaja thjesht një të keq nga jashtë, por të ndërtoja arsyet që e shtyjnë drejt errësirës”, u shpreh ai.

Duke analizuar figurën e Jagos, Zeqa tha se fillimisht motivi i tij lidhet me ambicien dhe luftën për pushtet, pasi nuk i jepet pozicioni që ai dëshironte. Më pas, sipas aktorit, personazhi shndërrohet në një manipulator të pamëshirshëm, duke mos shfaqur asnjë pendesë deri në fund të veprës.

“Në punën tonë kërkuam motivet që e kanë bërë Jagon kaq të keq. Arritëm në përfundimin se ai nuk ka filtra moralë. E keqja tek ai nuk ka kufi, nuk ndalet”, përfundoi Zeqa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe...
20:40 | 14/06/2026

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026

Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë

I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet...
18:38 | 24/05/2026