“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe ka shprehur kritika lidhur me mënyrën sesi akademia ka vepruar 30 vitet e fundit.
“Do më lejosh të jem i vërtetë. Mund ta thoja me një fjalë, është trishtim. Për mua po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti, skena. Para 30 vjetësh, dy nga pedagogët nga më të zakonshmit që ka pasur ajo, për mos të përdorur ndonjë fjalë tjetër, e kthyen si një pronë private aty. E kthyen në restorant atje. Ato netët që punonim dikur ngelën thjesht kujtime. Unë kam dhënë gjithë jetën regji dhe mjeshtëri aktori. Edhe jap leksione teorike tani, sepse menaxhimi i zanatit është bërë pa sens. Talentet dikur zbuloheshin që në shkollë. Sot është e vështirë, mund të gjesh aktor. Të kap dhimbja e kokës për të zgjedhur aktorë.” – tha Kumbaro.
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen