Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet më të rëndësishme kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, krijimin e operës së parë shqiptare.
Ai ka ndarë detaje mbi mënyrën se si lindi kjo nismë, sfidat gjatë realizimit dhe rëndësinë që ka pasur për afirmimin e shqiptarëve në fushën e artit dhe kulturës.
“Historia e operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka qenë një iniciativë, qoftë edhe për të dëshmuar se edhe ne mund të bëjmë diçka. Në atë kohë filloi si ide, dhe më pas, me politika më liberale që udhëhiqnin shtetin e Maqedonisë së Veriut në atë kohë, dhe nisi si një projekt për të bërë Skënderbeun e Prenkakovës dhe më pas u ndërrua, unë vendosa sepse doja që të bënim një prodhim tonin, të kemi një opera me një ekip që përbëhej nga regjisor, kompozitor dhe libretist dhe shqip nga shqiptarë e Maqedonisë së Veriut.
Ne donim të tregonim se nuk jemi vetëm për valle dhe këngë, por mund të kemi edhe institucione të nivelit më të lartë si opera. Dhe këtu nisi gjithça dhe u bë dhe mendoj se është e suksesshme. Është natyra e kombeve që jemi ballkanas, kemi ende dallime kulturore mes njëri-tjetrit dhe në kulturë ende shpesh shihemi si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kjo është një sfidë e madhe”, tha ai.
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 13:37 Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar