Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

28 Qershor 2026 | 21:36

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet prej 29-të ditësh para Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se ditët e fundit, grupe të ndryshme gjysmë të strukturuara janë takuar për të diskutuar teksa theksoi se i sheh si një element pozitiv. Sipas tij strukturat e shoqërisë po mundohen të adaptohen me qasjen e re.

Ndër të tjera Qiraxhiu theksoi se çdo tentativë për të krijuar grupe drejtuese, Kuvende apo struktura formale brenda vetë protestës shihet si e dëmshme. Sipas tij kjo mund të cënojë pastërtinë e reagimit qytetar dhe të zbehtë masivitetin.

“Nga energjia që ajo demonstronte ishte e qartë që shumë gjëra duhet të lindin prej saj. Edhe ne kemi komentuar që mund të ishin lëvizje studentore, organizata, të ndryshonin partitë e vjetra, të ndryshonin partitë e reja, mund të krijoheshin parti të reja. Ndërkohë mundet që të formësoheshin një seri elementësh.

Ajo që ka ndodhur në ditët e fundit duket që grupe të ndryshme, të gjysmë-strukturuar në vendin tonë, kanë pasur mundësi që të takohen dhe të mblidhen, edhe të diskutojnë. Dhe deri në këtë moment, unë besoj që nuk ka asnjë gjë të keqe, madje ka një element pozitiv që prej kësaj proteste struktura të ndryshme të shoqërisë mundohen të adaptohen me qasjen e re.

Nëse ka pasur dy siguresa mbi të cilat është ndërtuar ky masivitet në protestë, unë mendoj që janë dy: sllogani ‘Rama në burg, Berisha në burg’ që lidhej me një deklaratë pozicionimi kundër establishmentit politik, kjo ka qenë një,

Dhe e dyta ka qenë mungesa e organizimit në kuptimin e një grupi të caktuar individësh apo individi, që do të thotë qytetarët ishin të garantuar që nuk po i shërbenin as një grupi të caktuar, as një individi të caktuar.

Mendoj që cënimi i një prej këtyre siguresave mundet që t’i bëjë një dëm kësaj forme organizimi dhe të gjithë aktorët duhet të jenë të kujdesshëm. Mund të zhvillojnë ‘proksi’, pra për shkak të kësaj proteste mundet që të diskutojnë, mundet që të organizohen, por jo në këtë protestë. Mendoj unë që dëmton dhe është një hap jo i mirë për ta mbajtur të pastër institucionin e reagimit qytetar.

Unë si njeri që prirem ta konceptoj shtetin në një rend kushtetues, deri diku edhe trembem nëse ka forma të tjera përtej kësaj. Por doja ta theksoja këtë, qytetarët kanë ardhur me mesazhin kundër establishmentit dhe të bindur që nuk po i shërbejnë dikujt.

Tentativat për ta institucionalizuar, apo për të treguar grup organizimi, apo për të treguar kuvende, apo për të treguar le të themi forma të ndryshme organizimi, mendoj që është e dëmshme”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri, i kthente që në aeroport

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)

Një propozim për martesë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në protestën qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë. I riu vendosi të...
21:28 | 28/06/2026