Ministrja Balluku i përgjigjet PD-së: Inceneratorët janë të domosdoshëm
Pavarësisht kritikave, qeveria shqiptare është e vendosur të mbështesë ndërtimin e inceneratorëve. Kështu u shpreh sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në studion e “Ilva Now”.
Ajo iu përgjigj edhe opozitës së bashkuar, e cila pretendon se ndërtimi i inceneratorëve është një aferë e pastër korruptive.
“Inceneratorët janë shumë të rëndësishëm, sepse mjafton të shkosh në Sharrë si ka qenë dhe si është sot. Mjafton të shikosh zonën e Spitallës dhe ta shikosh sot. Mbetjen nuk po hidhen. Akuzat e PD unë besoj, ka organe tashmë. Të vazhdojë në SPAK dhe SPAK mund ta hetojë, PD nuk ka nevojë të na hetojë përmes kutive të ekraneve”, tha ajo.
Gjithashtu znj. Balluku theksoi se ndërtimi i inceneratorëve është domosdoshmëri për shoqërinë. Sipas saj, shumë shpejt kapacitetet e landfilleve do të ezaurohen dhe mospasja e inceneratorëve do të shkaktojë pasoja të parikuperueshme.
“Inceneratorët duhen, sepse vjen një kohë se volumet e landfilleve ezaurohen. Landfillet janë ngritur, sepse ka pasur dëgjesa. Ne inceneratorët kanë nisur nga puna dhe do të vijojnë, pavarësisht se çfarë thotë PD-ja”, tha Balluku.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale