Basha ‘i heq” Ramës të drejtën për të dërguar çështjen e detit në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Batha e cilëson si të duhurën rrugën e ndjekur për të dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës çështjen e detit me Greqinë, por thekson se kjo qeveri nuk ka legjitimitetin për të drejtuar procesin.
“10 vite kemi që kërkojmë çështja të shkojë në kanalet e drejtësisë ndërkombëtare, pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese duket e qartë që e vetmja mënyrë për të proceduar është e tillë. Por nuk ka ndodhur kjo.
Çështja është mbajtur peng dhe që sot ndodh pasi Shqipëria është vendosur në një pozitë të vështirë në disa rrafshe. Shqipëria nuk ka akoma një ekip të gatshëm për të përgatitur çështjen në Hagë dhe nuk ka asnjë qeveri nuk ka legjitimitetin për të bërë këtë përgatitje”, tha z. Basha.
Kreu i opozitës theksoi se gjitha do të kërkojë një proces transparent dhe ku të jenë të përfshirë ekspertët më të mirë vendas por edhe ndërkombëtar.
“Duhet të shkojmë me ekip dhe një platformë të përgatitur nga ekspertët dhe që nuk çedon në asnjë aspekt në mbrojte të interesave tona kombëtare. Nuk ka shanse, që çështja që shkojë nga kjo qeveri. Kjo është një qeveri pa legjitimitet dhe që ka luajtur me çështjet kombëtare. Përveç kësaj është një pune e madhe që duhet bërë nga një ekip ekspertësh gjithëpërfshirës”, përfundoi z. Basha.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale