Debati presidencial: Biden sulmon Trump për llogari bankare të fshehtë në Kinë
Gjatë debatit të fundit presidencial, ku dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Joe Biden po përpalsin idetë e tyre në Neshvill, Biden ka akuzuar rivalin e tij se mban llogari bankare të fshehta jashtë SHBA.
Pasi Presidenti Donald Trump lëshoi një seri pretendimesh të pabazuara në lidhje me financat personale të Joe Biden, ish-nënkryetari u kundërpërgjigj, duke cituar një histori të fundit të Neë York Times që zbuloi se Presidenti mban një llogari bankare të padeklaruar më parë në Kinë.
“Unë nuk kam marrë asnjë qindarkë nga asnjë burim i huaj në jetën time,” tha Biden. “Ne mësuam që ky President paguan 50-fish taksa në Kinë (më shumë se në SH.B.A.), ka një llogari sekrete bankare me Kinën, bën biznes në Kinë dhe, në fakt thotëë që unë marr para? Unë nuk kam marrë asnjë qindarkë të vetme nga asnjë vend, kurrë. ”
Biden më pas foli për taksat e Trump dhe refuzimit të Presidentit, për t’i bërë ato publike.
Ju nuk keni bërë publike asnjë shifër të taksave të tua”, tha Biden, përpara se të sugjeronte se kishte akoma shumë informacione të tjera për marrëdhëniet e presidentit Trump me vendet e huaja. “Çfarë po fsheh? Çfarë nuk do të tregosh”, tha Biden.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.